BE, ultimatum Kosovës dhe Serbisë: Pranoni draftin mbi asosacionin, është më i balancuar

Brukseli ka lëshuar një tjetër thirrje për Kosovën dhe Serbinë sa i takon procesit të ‘ngecur’ të dialogut me Serbinë.

Zëdhënësi Peter Stano ka konfirmuar për mediat në Kosovë se drafti i fundit i asociacionit është ndërtuar në bazë të parimeve europiane dhe më i balancuari mes palëve.

Stano ka bërë të ditur gjithashtu arsyet pse drafti i propozuar më shumë se një muaj më parë po mbahet sekret për publikun.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, tha zëdhënësi i BE Peter Stano.

Lajme të tjera |  Brenda grushtit të shtetit ekzekutiv të Turqisë

Reagimi zëdhënësit të BE vjen kur presidentja e Kosovës pritet të diskutojë më përfaqësuesit e opozitës draftin e asociacionit të komunave, të cilët ata e morën në dorë rreth dy javë më parë.

Drafti është pranuar dhe konsideruar i mirë si nga Prishtina ashtu dhe Beogradi, por çështja sërish ka ngecur në zbatimin e tij.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që marrëveshja fillimisht të firmoset, e më pas të vihet në zbatim, ndërsa presidenti i Serbisë Vuçiç kërkon zbatimin e saj pa e nënshkruar.

Draft i fundit i modelit europian u prezantua nga pese vendet e kuintit në Kosovë dhe Serbi në 21 tetor./vizionplus.tv

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us