Bejko: Berisha dogji të ardhmen e PD, kërkon të shuajë zërat kundër tij

Ish anëtari i Kryesisë në PD, Roland Bejko thotë se Sali Berisha, me rikthimin e tij, dogji të ardhmen e kësaj force politike.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se Berisha kërkon të shuajë zërat kundër tij në PD.

“Një nga dy partitë kryesore mund të jetë, edhe me 20 ose 30 deputetë. Nuk ka qenë ky misioni i PD. Këtë funksion e humbi Sali Berisha me kthimin e tij, dhe e bëri më keq se sa ishte. Berisha, dakordësia për të hapur kutitë ishte e vonuar. Deri në atë moment, e donte deligjitimitetin jashtë kutive. Kur këta individë, që ishin në garë, kërkuan hapjen, Berisha u step. Pasi bëri bilanc, u mundua që disavantazhin ta kthente në avantazh. I binte kauza. Berisha do ta bëjë pis deri në fund, nuk ka rëndësi të mitë apo tuajët. Atë dobësinë e numëruesve do e kthejë në avantazh, që i kanë blerë. Ai është gati të lëshojë këdo. Ai të fitojë kohën për të legjitimuar veten në krye të PD, kërkon të shuajë edhe ndonjë zë që vjen nga poshtë lart.”, theksoi ai./abcnews.al

Lajme të tjera |  TRONDITET tregu/ Çmimet globale të naftës rriten ndjeshëm pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us