Bënte pazare me jetën e pacientëve, Edmond Gashi i Onkologjikut kërkon heqjen e arrestit shtëpiak

Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi, së bashku me tre të dyshuar të tjerë, ka kërkuar lirimin nga arresti i shtëpisë, duke argumentuar se masa e sigurisë po pengon ushtrimin e profesionit të tij dhe trajtimin e pacientëve me kancer. Gashi dhe të dyshuarit e tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Hashi dhe Florian Marku, akuzohen për ngritjen e një skeme abuzive që zvarriste trajtimin e pacientëve në spitalin shtetëror, duke i drejtuar ata në klinika private për përfitime financiare.

“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka thënë ai gjatë seancës.

Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gashi ka kërkuar një masë më të butë sigurie, ndërsa vendimi për të dhe të tjerët pritet të shpallet më 18 shtator. Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë ilaçesh”, duke përfshirë kërkesa për informacion mbi pasuritë e mjekëve të përfshirë.

Lajme të tjera |  Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Sipas hetimeve, pacientët e sëmurë me kancer nuk po merrnin shërbimin e duhur në Spitalin Onkologjik të QSUT-së, por po orientoheshin drejt klinikave private, ndërsa disa ilaçe për kimioterapi po tregtoheshin në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të hetimeve, prokurori Elvin Gogaj ka paraqitur kërkesën për rivlerësimin e masave të sigurisë për të dyshuarit, të cilët janë vënë nën hetim për disa vepra penale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us