Në konferencën vjetore, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për ish-ministrin Ilir Beqja dhe emërimin e tij në krye të SASPAC, në një kohë që ai ishte në hetim për një tjetër akuzë.
Kryeministri theksoi faktin se në momentin e parë që Beqja u vu nën akuzë ai u largua nga detyra dhe se kjo tanimë është në dorë të drejtësisë.
Sa i përket Agjencisë të drejtuar më parë nga Beqja, Rama u shpreh se ky institucion nuk menaxhon fonde as të BE-së dhe as të donatorëve.
“Duke filluar nga fundi, Ilir Beqja në sekondën u vu nën nji akuzë , iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqja në sekondën që u vu në akuzë dha dorëheqjen. U hap menjëherë procesi për zëvendësimin dhe nuk është kryenegociator, ishte Koordinator i ndihmës në një institucion që për ta bërë të qartë nuk menaxhon fonde as të BE dhe as të një donatori, është një zyrë koordimi në funksionon të qeveriusë shqiptare dhe një urë komunikimi me donatorët për proceset e akordimit të fondeve të huaja, të cilat nuk kalojnë fare nga kjo zyrë. Kjo pastaj është çështje e Drejtësisë, jo e Qeverisë” u shpreh Rama.