“Bëra shaka”- Trump flet për herë të parë për pretendimin e tij se mund t’i jepte fund luftës në ditën e parë si president

Donald Trump, ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat e tij para se të zgjidhej president i SHBA-së, ku tha se do e ndalte luftën në Ukrainë për 1 ditë.

Duke folur për revistën TIME, Trump tha se pretendimi i tij se mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, ishte një shaka.

“Epo, e thashë në mënyrë figurative dhe e thashë si ekzagjerim”, tha Trump.

“Natyrisht, njerëzit e dinë që kur e thashë këtë, u tha me shaka, por u tha gjithashtu se lufta do të përfundojë”, shtoi më tej Trump.

Kjo deklaratë e tij vjen në javën kur Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Trump është “i frustruar” me negociatat për t’i dhënë fund luftës dhe durimi i tij “po mbaron”.

Ai gjithashtu i ka bërë lutje të veçanta presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin në dy ditët e fundit, për t’i dhënë fund luftës pasi paralajmëroi se mund të heqë dorë për ndërmjetësimin e paqes nëse secila palë “e bën shumë të vështirë”.

Lajme të tjera |  “O kryeministër po më hanë akulloren”, Rama tregon episodin qesharak të inspektorëve në Durrës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us