Selma Bajramit i është ndaluar hyrja në Serbi. Sot ajo ka tentuar të hyjë në vend, por policët e kanë ndaluar në aeroportin e Beogradit. Shkak mendohet të jetë bërë “skandali” i vitit të shkuar, pasi këngëtarja u shfaq në publik duke kënduar këngën shqiptare “Valle Kosovar” dhe me duar bëri shqiponjën dykrenare.
Gjesti i saj zemëroi publikun në Serbi, kështu që shumë kërkuan bojkotimin e muzikës së saj dhe ndalimin e hyrjes në Serbi.
“Nuk kam marrë një urdhër ndalimi, nuk do ta marr kurrë. E di që disa do të donin, por shpresojnë më kot. Atëherë të gjithë ata që ngrenë tre gishtat në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të marrin sanksionohen,”-tha ajo atëherë, duke mos pranuar të kërkonte falje. Por mesa duket u ndalua sot.
Mediat serbe kanë tentuar ta kontaktonin për një koment, por nuk e kanë marrë një përgjigje prej saj.
Kush është Selma Bajrami?
Selma Bajrami (lindur më 4 korrik 1980) është një këngëtare boshnjake me prejardhje shqiptare. Karrierën e saj profesionale të muzikës e filloi kur ishte adoleshente. Aktualisht ajo jeton në Vienë, Austri, megjithatë gjithmonë është shprehur se rrënjët i ka nga Kosova