Berisha: Burri i Delina Ibrahimajt i futi thikat drejtorit, postin e donte për një mikun e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur edhe sot protestën e radhës nga dritarja e banesës së tij, ku ka komentuar edhe përfshirjen e bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj në një ngjarje të rëndë të ndodhur 5 muaj më parë por të publikuar sot në media.

Berisha tha se Ardi Ibrahimaj qëlloi me thikë drejtorin e Ministrisë së Financave, pasi i kërkonte që të dorëhiqej sepse dëshironte që atë post ta merrte një mik i tij.

Ngjarja e publikuar sot në media solli reagimin e Policisë së Shtetit, dhe vetë ministres Ibrahimaj, teksa kjo e fundit bëri e dije se Prokuroria e Tiranës e ka mbyllur si çeshtje.

Reagimi i Berishës:

Andri Ibrahimaj, burri i ish-ministres së Financave, tani ka një ministri tjetër, i del përpara drejtorit të Ministrisë së Financave, i fut thikat pasi ai refuzon të largohet nga detyra.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

I kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij.

Çan ferrën, arratiset dhe kthehet pasi ministrja Ibrahimaj me Edi Ramën, me Agaçin dhe pafytyrë të tjerë, i jep pafajësinë.

Kurse sot, imagjinojeni ju, këtë delinkuente, sot deklaronte se gabimi im është se nuk e padita drejtorin. Që burri i saj i futi thika. Me raport mjekoligjor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us