Berisha: Do të ‘shkrijmë’ e-albania. Në 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do të kthejmë të gjitha zyrat siç ishin në 2013

Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët, se nëse vjen në pushtet, në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të ‘shkrijë’ e-albania dhe do rikthejë të gjitha zyrat si në 2013.

Ai tha se çdo zyrë do të kthehet nëpër bashki siç kanë qenë më parë.

“Mungesa e të gjitha zyrave, shkatërrimi i qyteteve, heqja e administratave, por premtimet e mia ishin të qarta, kjo merr fund 100 ditët e para, në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrtar siç kanë qenë në 2013, të gjitha shërbimet”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  “Do të sjellim industrinë ushtarake në Shkodër”/ Rama: Taksa zero për biznesin e vogël deri në 2029! Nuk do të prekim tavanin!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us