Edhe pse ishte një ndër më të votuarat në procesin e primareve të Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku mbeti në listën e hapur në garën për zgjedhjet e 11 majit. E ftuar në Report Tv, Tabaku thotë se pavarësisht kësaj ka nisur fushatën derë më derë, ndërsa thotë se një prej arsyeve që mbase u la në listë të hapur ishte edhe se doli më e votuara dhe se kështu mund të mbledhë vota.
Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Tabaku thotë se përsa kohë do jetë në politikë, do kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës.
Kjo është një betejë e shkuar, diskutim i shkuar. Për mua s’ka diskutim, për sa kohë të jem në politikë do jem deputete e Tiranës. Kam aktivitetin tim politik këtu, nuk e konsideroj veten se mund të shkoj diku tjetër për arsye të përfaqësimit të partisë. Kam diskutuar për çështje kombëtare, por përfaqësimin tim politik e kam zgjedhur në këtë qytet. Kam qen denoncuesja më e zjarrtë e kësaj qeverie. 10 orë në komisionin për inceneratorët përballë kryeministrit”, tha Tabaku.
Tabaku shprehet se vota për partitë e tjera opozitare që sjanë pjesë e koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për të favorizuar ata që janë në pushtet.
Garën në listë të hapur me Ilir Metën apo kandidatët e aleatëve, nuk e sheh si një garë brenda llojit.
“Nuk e shoh garë brenda llojit. Meta ka elektoratin e tij, Idrizi ka elektoratin e tij, unë dhe përfaqësues të PD kemi jo vetëm e demokratët, por edhe shtresat e ndryshe. Ky sistem që po provohet për herë të parë do e shohim se si ka rezultate në fund”, thekson Tabaku.