Berisha: E vërteta ime për futjen e Argitës në politikë

“Argita Berisha nuk ka shprehur ambicie politike për t’u angazhuar më shumë në Partinë Demokratike, por nëse në të ardhmen do të dëshirojë, rruga për të është e hapur”.

Kjo është ajo që deklaroi babai i saj, Sali Berisha në një intervistë në A2 CNN, duke përsëritur kështu qëndrimin e mbajtur edhe më herët pasi fjalimi i zonjës Malltezi në Kuvendin Kombëtar tërhoqi vëmendjen e gazetarëve, dhe jo vetëm.

“Vajza ime, të gjitha qëllimet e saj i ka nga vetja e saj dhe jo nga Sali Berisha. A do të jetë më shumë aktive apo jo, atë e vendos ajo… Fëmijët e mi kanë një aktivitet të pamohueshëm, angazhim në PD. Por të dy kanë preferuar të dy jetën e tyre private” – tha Berisha.

I pyetur për seancën e Këshillit të Mandateve që do të mbahet më 18 dhjetor, ish-kryeministri deklaroi se do të diskutojë fillimisht me avokatët e tij. Sa i përket aksionit opozitar, duket se mosbindja civile, siç janë shprehur shpesh demokratët, do të vijojë. Kreu i Rithemelimit nuk dha detaje, por vetëm bëri të ditur se protesta njëditore nuk do të ketë me.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Francë, ekzekutohet me ARMË ZJARRI 19-vjeçari shqiptar!

“Do të jetë shumëformëshme dhe fitimtare. Nuk përjashtojmë edhe elementë të mosbindjes civile. Do t’i marrim me radhë të gjitha rastet” – tha ai. Për Berishën, në zgjedhjet e ardhshme nuk ka opsion tjetër veçse humbjes së Edi Ramës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us