Berisha: Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij. Këtë që na bëri Rama këtë 10-vjeçar nuk na e ka bërë kurrë asnjë pushtim në histori

Kreu PD ishte sot në një komunikim me mbështetësit e tij në njësinë 5 në kryeqytet, ku prezantoi kandidatët e tij për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u ndal edhe te kundërshtari i tij politik, Edi Rama duke thënë se ka zaptuar tokë për të ndërtuar vilën e tij.

“Ne kemi pasur diktatorin më të egër të Europës të pas Luftës së Dytë Botërore. Por të themi të vërtetën, ja ku ka një shtëpi 3-4 katëshe. Nuk e regjistroi në emrin e tij, jo. Ndërtoi një vilë me oborr nja 2 mijë metër, kurse pasardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra, me kopsht park 5800 metra kur kishte deklaruar në zyrën e deklarimit të pasurive 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

Kaq ishin kur ai na u bë me saraje, me kopsht, me të gjitha dhe njëherë e shoqja thotë e bëri me ‘Kurbanin’, njëherë thotë i mora në emigracion. Ua vodhi shqiptarëve.

Lajme të tjera |  Berisha në Dibër: Në këtë moshë që jam, s’kam ambicie për para e luks, jam në krye të 25 partive për të bërë Shqipërinë të jetueshme

Pra, këta janë armiq, armiq të egër tanë. Ajo që Donald Trump u tha amerikanëve, u kërkoj çdo shqiptari ta mendojë, ai u tha amerikanëve se më i rrezikshëm se Kina, se Rusia, shtete që kanë 8-9 mijë bomba nukleare, është armiku ynë i brendshëm.

Po cili pushtim e zbrazi Shqipërinë sa ky pushtim? A e dini ju që ne kaluam 5 shekuj pushtim osman por erdhëm një nga tre kombet më të mëdha në rajon?

Kjo është e vërteta. Unë nuk dua të lavdëroj kurrë pushtimet, por këtë që na bëri ky këtë 10-vjeçar nuk na e ka bërë kurrë asnjë pushtim në histori. Dhe të mos i themi këtij armik? Ky është armiku më i keq që kemi pasu”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us