Berisha godet edhe Bashën në Elbasan: PD është shtëpia juaj, me “Bravën” nuk ju lidh asgjë

Kreu demokrat, Sali Berisha, nga Elbasani, u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen me koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Berisha iu drejtua atyre duke u thënë se PD është shtëpia e tyre, ndërsa shtoi se “ju demokratë me “Bravën” siç e shihni nuk ju lidh asgjë. Atë e lidhin transaksionet me Ramën, kurse ju i keni investimet në PD.”- u shpreh ai për Lulzim Bashën.

Duke folur edhe për programin e PD-së, Berisha tha se në këto zgjedhje ajo është arma më e fortë që kanë sepse është programi i çdo shqiptari.

Ne kemi një armë në duart tona. Njerëzinë për të trokitur në çdo derë me këtë program për të biseduar. Është program i çdo shqiptari.

Ky është programim, që kujdeset për më të varfrit. Që zëvendëson mafian me ligjin. Ky është program i të gjithë shqiptarëve.

Lajme të tjera |  U shkarkua nga dekriminalizimi/ Ish- kryebashkiaku i Vlorës fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ

Demokratët e Elbasanit, bashkohuni me këta deputetë. Se ju demokratë me bravën siç e shihni nuk ju lidh asgjë. Atë e lidhin transaksionet me Ramën, kurse ju i keni investimet në PD. PD është shtëpia juaj.

Së fundmi dy fjalë. Edi Rama dhe altropalantët e tij u thonë shqiptarëve se Sali Berisha ka 34 vjet në politikë. Tani e tregova edhe një ditë. E vërteta është se Edi Rama është njeriu më jetëgjatë pa u larguar pa asnjë ditë.

Sali Berisha kishte dorëzuar cdo pushtet. Vazhdonte rrugën në vjeshtën e tij, i qetë”- tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us