Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka “vendosur” këtë të enjte që rrugës “Mustafa Matohiti”, e cila prej vitesh njihet dhe si “Rruga e Sales”, nga qytetarët t’i ndryshojë emrin. Gjatë fjalës së tij në mitingun poshtë ballkonit të banesës, kryedemokrati u shpreh se kjo tashmë është rruga e shpresës.
Sali Berisha: Kësaj rruge ia ndryshuan emrin, vinin këtu dhe shijonin kafet dhe shërbime shumë të mira nga bizneset përreth. Kjo nuk quhet më rruga e Sales por e shpresës për çdo shqiptar. Se çdo shgqiptar e kupton se ne jemi shpresa e vetme për ta. Qeveria ka tradhëtuar shqiptarët, Edi Rama u shkatërroi pluralizmin.
Me këtë veprim të sotëm, Sali Berisha thyen për herë të dytë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, e cila i ka ndalur dhe komunikimin me persona të tjerë përveç atyre që banojnë në një shtëpi me të. Dhe një natë më parë, Berisha “sfidoi” SPAK-un, i cili deri më tani ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë situatë të krijuar.