Berisha imiton Trump: “Shqipëria Madhështore” është zotimi ynë para jush. 5 vite me taksa zero për këdo që kthehet dhe investon në Shqipëri

Gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, lideri i opozitës, Sali Berisha, duke prezantuar programin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, u shpreh se ‘Shqipëria Madhështore’ është zotimi ynë para jush’.

‘5 vite me taksa zero për këdo që kthehet dhe investon në Shqipëri’, ishte një tjetër premtim ambicioz i premtuar nga kryedemokrati Sali Berisha, për shqiptarët që kanë emigruar jashtë Shqipërisë.

Pjesë nga fjala

Berisha: Shqipëria Madhështore është zotimi ynë solemn para jush.

Ju e dëgjuat, njërin nga kryestrategët e rikthimit më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimin e Donald Trump me votën e lirë, në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha; Erdha këtu për të vazhduar punën e Trump dhe sipas tij, puna e Donald Trump ishte Shqipëria madhështore.

Lajme të tjera |  "Blindohen" burgjet për zgjedhje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

‘Make Albania Great Again’ ne po i themi ‘Shqipëria Madhështore’.

Po si do bëjmë Shqipërinë Madhështore’. Absolutisht do ta bëjmë Shqipërinë Madhështore.

Shqipëria do të jetë e teknologjive më të larta, do të jetë Shqipëria e internetit tre, do të jetë Shqipëria e blockchain, e kriptomonedhave, e inteligjencës artificiale, do të jetë Shqipëria e të rinjve më të aftë më të zot në fushën e hitech, e datacenterave.

Pra projekti ynë do të jetë projekti i asaj Shqipërie që doni të shihni, i asaj Shqipërie që do ju bëjë ju krenar, i asaj Shqipërie që do bëjë çdo kënd krenar.

Projekti ynë matet me më të vështirën dhe më e vështira të dashur miq, është rritja progresive e numrit të shqiptarëve në Shqipëri. Por ne do ta realizojmë atë me çdo kusht dhe çdo çmim.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Njëherë ju garantoj ju, se cilido nga ju që do të kthehet në Shqipëri do të ketë një periudhë 5 vjeçare pa asnjë taksë. Secilido prej jush që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Shqipëria do të vendosë të njëjtin regjim, po ato subvencione që ka Greqia për bujqësinë, që kanë vende të Bashkimit Europian.

Nuk ka Misir që ja kalon tokës shqiptare. Ajo pret vetëm frymëzimin, punën, djersën tuaj për tu bërë më pjellorja tokë e rajonit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us