“Berisha, jo më çështje politike, por biologjike, punë e Zotit…”/ Baze: PD, parti ku 40 vjeçarët i shkojnë pas një plaku të rrjedhur

Mero Baze e konsideron Partinë Demokratike, një entitet privat, që u shërben interesave të ngushta të familjes Berisha dhe nuk ka asnjë vlerë për shoqërinë shqiptare, ndaj duhet hequr dorë edhe nga diskutimet për këtë parti dhe fatin e saj.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Baze tha se Berisha e ka shpallur veten misionar, të dërguar nga Zoti, ndaj shtoi se çështja e tij nuk është më politike, por biologjike. Baze tha se PD me gjasë do të shuhet bashkë me Berishën, pasi partitë e reja gjatë kësaj kohe, do të avancojnë, duke e lënë pas.

“Te Partia Demokratike mendoj se nuk ka më shanse që të ndryshojë gjë. Fakti që ata e pranuan Berishën t’i vërë në rresht dhe pranuan edhe faktin që ai nuk do t’i nënshtrohet as statutit të PD, që është një gjë e rëndë nga ana etike, një njeri që e ka propozuar vetë një ligj, një nen për të hequr Bashën, një nen që kush humbet zgjedhjet për çdo arsye largohet, fakti që thotë se kjo tani nuk vlen, edhe pse e ka përcaktuar që edhe nëse ka pretendime për vjedhje votash, përsëri do të largohet, tani thotë jam i dërguari i Zotit… Kjo gjë nuk ka më lidhje, ka lidhje me Zotin, pra Zoti e merr tani atë bashkë me Partinë Demokratike. Ai tha jam i dërguari i Zotit dhe tani kur ta marrë ai, nuk merremi dot me Zotin.

Lajme të tjera |  “Nuk ka më ndryshim kufijsh”, ministri i Jashtëm grek nga Korça: Histori e vjetër që nuk i intereson kujt

Nuk është më çështje politike, por çështje biologjike dhe le ta zgjidhë biologjia, nuk e zgjidh dot politika. Nuk mund të rrimë gjithë Shqipëria, të diskutojmë pse nuk ikën Sali Berisha. Nuk do të ikë, le të rrijë. A e duan? Le ta mbajnë. E dëmton shumë Shqipërinë dhe politikën, sepse bllokon rrotacionin, por ata që e mbajnë, le ta mbajnë përgjegjësinë për bllokimin e rrotacionit, të mos ankohen pastaj pse nuk ka rrotacion në Shqipëri. Nëse pjesa më e madhe e opozitës, rri aty si bllok për të shkaktuar humbjen e opozitës, natyrisht që do të humbasë opozita, nuk është merita e qeverisë që mund opozitën, por është meritë e Sali Berishës. Mendoj se për PD-në nuk duhet diskutuar më. Duhet parë si një parti private, e famijes Berisha, e kanë për hallet e tyre, e përdorin për hallet e tyre, nuk ka lidhje më as me popullin dhe shoqërinë shqiptare, as me ndonjë program politik apo ide, është një plak që ka zënë derën dhe thotë nuk iki se më ka dërguar Zoti. Okej, kur ta marrë Zoti të ikë, nuk kemi çfarë i bëjmë, nuk do të çohemi të vrasim Berishën që të lëshojë Partinë Demokratike, sepse nuk i duhet më njeriu ajo parti, një parti e nënshtruar në atë mënyrë ndaj një njeriu, çfarë i duhet më Shqipërisë?

Çfarë i duhet PD Shqipërisë? Për ide? Një tufë vajzash dhe djemsh të rinj 30-40 vjecarë, të shkolluar jashtë që shkojnë pas një plaku të rrjedhur dhe thonë ky na duhet mos e prekni këtë… Po mbajeni!

Lajme të tjera |  Projekti! E paguan qeveria, si mund të riparoni shtëpitë? Aplikimet hapur deri në janar

Mendoj se është humbje kohe diskutimi për Partinë Demokratike. Kjo parti është private e Sali Bershës, do të rrijë ashtu sa të jetë Sali Berisha. Mendoj se pas tij, mund të zhbëhet fare, sepse do të avancojnë partitë e tjera, do të krijojnë një kohezion të ri politik, për opozitën dhe qeverinë dhe nuk ka për të mbijetuar më si parti. Është një parti që ai do ta marrë me vete dhe le ta marrë sepse nuk është se i duhet Shqipërisë më. Le ta marrë, është pronë private”, deklaroi Baze.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us