Berisha ka strategun e Trump, Rama zbulon për herë të parë njeriun e Angela Merkel që e këshillon

Nëse Partia Demokratike kontraktoi Chris LaCivita në fushatën e PD, njeriun që bashkëdrejtoi fushatën e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, edhe socialistët duket se nuk janë të vetëm në këtë fushatë. Lajmin e ka zbuluar vetë kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në emisionin “Off the Record”, Rama zbuloi për herë të parë se cili është njeriu i Angela Merkel me të cilin bashkëpunon për çështjet ekonomike.

“Ne nuk kemi nevojë për konsulenca fushata, kemi nevojë për këshilla qeverisjeje, prandaj kam këshilltarë të jashtëm kryeekonomistin e Angela Merkel-it për 10 vjet, Lars-Hendrik Röller, një nga personalitetet më të mëdha të fushës. Kam fatin të këshillohem me Ricardo Hausmann, është drejtues për Qendrën Zhvillimore Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, dhe të dy këta janë dy burime të jashtëzakonshme dijeje lidhur me ekonominë, financat dhe aspektet e zhvillimit, ndërkohë që sa i përket këshillimit në fushatë, kam pasur fatin të punoj me dikë që nuk jeton më prej vitesh, kam mësuar mjaftueshëm nga ai dhe mund ta bëj vetë gjithçka,”- tha Rama.

Lajme të tjera |  Rama sulmon sërish partitë e reja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us