Berisha ‘kërcënon’ Veliajn: Të premten është e treta e vërteta! Nuk ke shpëtim

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga protestat përpara Bashkisë së Tiranës, duke paralajmëruar një tjetër tubim edhe më të madh ditën e premte.

Nga dritarja e shtëpisë së tij, ku ndodhet nën arrest shtëpie, Berisha ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj se të premten “nuk do të ketë shpëtim”.

Opozita protestoi sot para Bashkisë, duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt, ku nuk munguan as përplasjet me efektivët e policisë së shtetit.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për ju misionarë të pamposhtur të dinjitetit, të shpresës.

Luftëtarë të të vërtetës.

Përshëndetje oratorëve të mrekullueshëm që kanë shndërruar këtë platformë në platformat e vërtetave më qenësore, më jetike për shqiptarët.

Lajme të tjera |  "Jam zgjedhur nga qytetarët grek, por Reforma në Drejtësi ka dështuar" - Fredi Beleri: Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë

Por unë kam sot një përshëndetje më të veçantë për të gjithë protestuesit kundër kryehajnit të Bashkisë së Tiranës, të cilët me protestën e tyre përcollën mesazhin në mbarë Shqipërinë dhe botën se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e pushtuar nga një hajdut ordiner.

Se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e përdhosur nga një hajdut që vjedh 100 përqind të fondeve publike dhe i shndërron ato në hotele me 5 yje.

I shndërron ato në pallate 10 e 12-katëshe.

I shndërron ato në lokale dhe klube.

I shndërron ato në udhëtime dhe vakanca në të katër anët e dheut.

I shndërron ato në llogari të fshehta offshore.

Protesta e sotme ishte një protestë që bashkia nuk e ka parë ndonjëherë.

Lajme të tjera |  Përshkallëzim i rëndë / Irani lëshon 6 raketa balistike drejt bazës amerikane në Katar (PAMJET)

Dhe e garantoj se e premtja që vjen, do ta tmerrojë Erion Veliajn.

Të premten, e treta e vërteta.

Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u fut më në bashki.

Nuk ke shpëtim!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us