Etrit Berisha para pak javësh u transferua në Suedi, duke u rikthyer sërish në futbollin aktiv. 36-vjeçari do të luajë te Häcken, ku do të synojë të marrë sa më shumë minuta.
Së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat italiane. Për “SportItalia” ka treguar arsyen se pse vendosi të luajë në Suedi dhe çfarë synimesh ka për të ardhmen.
Shqiptari ka theksuar se shpreson shumë që të ketë fatin e David De Geas, i cili pavarësisht se nuk shkëlqeu në Manchester, ai arriti të bëjë përformanca të shkëlqyera në Itali.
Ndërkohë te Kombëtarja shqiptare vlerëson shumë Kristjan Asllanin. Portieri i thur eloze, pasi me të në fushën e lojës ndihet mjaft i sigurtë.
“Kur erdha te Lazio, isha i lumtur si një fëmijë. Gjeta një skuadër plot histori në Itali dhe Europë të cilën e ndiqja që kur kisha filluar të shihja futbollin, e pastaj shumë lojtarë të fortë dhe një tifozeri të madhe.
Cili portier më pëlqen në Serinë A? Do të thosha De Gea, pasi te Manchesteri nuk ka qenë asnjëherë i jashtëzakonshëm. Ndërsa në Itali u transformua në mënyrë të shkëlqyer. Pastaj një tjetër që më pëlqen është Marco Carneseçhi po bën një sezon të madh.
Kishte disa mundësi që të kthehesha në Itali, por për arsye të ndryshme nuk përfunduan me sukses. Pastaj për të mos humbur një vit të tërë, vendosa ta rifilloj në Suedi në këto muaj që kanë mbetur. Ne verë do të rivlerësojmë gjithçka, shpresoj të bëj rrugëtimin e De Geas.
Një lojtar që do të veçoje te Kombëtarja? Kristjan Asllani është është një lojtar teknikisht shumë i fortë, kur luajmë te Shqipëria ia kaloj gjithmonë topin pasi ndjehem i sigurt me të, nuk fshihet dhe e kërkon gjithmonë. Po luan në një nga skuadrat më të forta në Europë, ndaj duhet të rritet çdo ditë. Ka gjithçka që duhet për t’u bërë një lojtar i madh”, ka përfunduar gardiani i portës.