Berisha: Kur të vijmë në pushtet, do të negociojmë tarifat me qeverinë e Trump

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendosjen e tarifave tregtare prej 10% nga SHBA për Shqipërinë, si pjesë e politikës së re ekonomike të administratës së presidentit Donald Trump.

Në një deklaratë për gazetarët, Berisha theksoi se një qeveri e drejtuar nga PD do të angazhohet për të negociuar me autoritetet amerikane në lidhje me këtë çështje.

“Qeveria e PD do të ketë në axhendë negociatat e hapura me qeverinë e SHBA-ve për çështjen e tarifave. Jam optimist, pasi për Shqipërinë janë përdorur tarifa më të ulëta se për vendet e tjera, së bashku me Kosovën,” tha ai.

Vendosja e tarifave nga SHBA është pjesë e një pakete më të gjerë ekonomike që prek disa vende në mbarë botën.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us