Berisha mbron Belerin gjatë takimit me emigrantët në Selanik: Rama përdori truket e Sigurimit të Shtetit për t’i rrëmbyer mandatin

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se iu hoq e drejta për t’u betuar nga Edi Rama, i cili përdori metoda si të Sigurimit të Shtetit.

Berisha tha se Beleri nuk pranoi që t’i jepte pronat e qytetarëve himarjotë, ndërsa tha se persona të tjerë që kanë qenë në burg para Belerit iu është dhënë mundësia që të bëjnë betimin.

Pjesë nga fjala e Berishës

Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të emigracionit në Selanik. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, të pranishëm në këtë sallë, për të gjithë shqiptarët në emigracion, në Selanik dhe në mbarë Greqinë.
Të gjithë shqiptarët në emigracion, kudo që janë, por një përshëndetje të përzemërt kam edhe për ata demokrate e demokratë që janë sot në këtë sallë. Erdhën nga veriu i Europës dhe të katërta anët për t’u bashkuar me ju në këtë ditë të shënuar.
Unë, do përshëndes këtu praninë e dejtuesve të degës lokale të PD në Selanik, të gjithë anëtaret dhe anëtarët e kësaj dege.
Përshëndes drejtuesit e partive politike të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë të këtij koalicioni të pranishëm në këtë sallë.
Një përshëndetje të përzemërt për miqtë, punëdhënësit, bashkëpunëtorët tuajë grekë dhe mirënjohje të pakufijshme për mikëpritjen e tyre ndaj jush.
Faleminderit shumë, ju shqiptarë të diasporës, me energjinë, me optimizmin, me entuziazmin, u shndërruat, de facto, në udhëheqësit e fushatës së fitores. Ju, u shndërruat në himnin e kësaj fushate. Energjia, entuziazmi, dashuria juaj për Shqipërinë, ngrohu mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve dhe sot, kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve.
Prandaj dhe, viti 2025, do gdhendet në muret e kohërave të kombit si viti i diasporës shqiptare. Do gdhendet me gërma të arta. Zoti ju bekoftë!
Të dashur miq, kam pritur me shumë kënaqësi t’ju takoj sot ju në Selanik, Greqinë mike, vend në të cilin, qytete dhe rrethina në të cilat jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë. Kurse në Greqi, mbi gjysmë milioni shqiptarë.
Miq, në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufijshme. Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qendrimin që ka mbajtur ndaj jush.
Ndaj dhe, Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek.
Por dhe ju, keni ardhur në këtë vend drejt të panjohurës. Keni ardhur si njerëz të guximit, keni ardhur si, burra dhe gra që i besonit ëndrrës tuaj. Erdhët ta ndërtonit në këtë vend ëndrrën, dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës ekonomike, shoqërore, artistike, kulturore të këtij vendi. Keni emër të mirë anë e kënd Greqisë. Shkëlqeni në çdo fushë, dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë, njëlloj si, arvanitasit sot janë në të gjitha nivelet e këtij vendit, janë krenari për Greqinë, po janë krenari dhe për Shqipërinë.
Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona janë marrëdhënie miqësore. Jemi të vetëdijshëm, marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje. Por duhet të pranojmë miq se, akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane.
Edi Rama përdori truket e vjetra të Sigurmit të Shtetit, përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer Fredi Belerit mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Dhe kjo, vetëm e vetëm se, Fredi Beleri, nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën. Jo, i tha, unë jam i djathtë. Unë nuk tradhëtoj ato parime të miat.
E vërteta është se, prapa qendrimit antikushtetues, qendrimit të shkelmimit të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut që u mbajt ndaj Fredi Belerit, diskriminues. Pse diskriminues?
Çdo njeri tjetër para Fredi Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin, sepse Kushtetuta e lejon të bëjë betimin, kurse Edi Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshti me Kushtëtutën, sepse e dinte nga 220 mijë katrorë tokë që po grabit të Manastirit të Skutarasë dhe të kanionit të Gjipesë, Fredi Beleri nuk do t;i jepte asnjë metër katror.
Fredi Beleri do të mbronte pronat e bashkëfshatarëve, e bashkëqytetarëve të tij. Kjo është e vërteta.
Po pse u ndala këtu? U ndala miq, për të treguar se për çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjtë të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi.

Lajme të tjera |  Policia gjermane arreston dy shqiptarë, jep detaje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us