Në prag të përballjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi në “Arena Kombëtare”, Sali Berisha ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për tifozët dhe Kombëtaren shqiptare.
Kreu i Partisë Demokratike shprehu mbështetje të plotë për ekipin kuqezi:
“I uroj nga zemra sukses dhe fitore Kombëtares sonë. Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek me shumë entuziazëm.”
Por Berisha nuk la pa bërë edhe një thirrje me nëntekst politik:
“Ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin, të mos shkojnë në atë ndeshje.”
Mesazhi i tij vjen në një sfond historik të tensionuar mes dy vendeve dhe përballjes së tyre të veçantë në fushën e sportit, ku përtej rezultatit, emocionet, simbolika dhe ndjeshmëritë kombëtare janë gjithmonë të forta.