Berisha në ‘arrest shtëpi’, Bardhi: Do vijojmë kaosin në Kuvend

TIRANË- Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Bardhi deklaroi se opozita është në protestë. Bardhi tha se do të vijojnë kaosin në Kuvend, ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.

Gjithashtu ndër të tjera Bardhi tha se gjatë mbledhjes u diskutua edhe për bashkimin e PD-së.

“Patjetër që opozita është në protestë dhe do ta vijojë. Kjo do të ndodhë dhe të hënën. Seanca e të hënës është, vjen kryetarja ju përshëndes dhe vit të mbarë. Kaq është thelbi i seancës. Nëse ka çështje të tjera sigurisht që ne do të diskutojmë lidhur me këto. Është diskutuar çështja e bashkimit të PD dhe opozitës. Secili koleg ka dhënë mendimin e tij se si është mënyra më e mirë për të forcuar PD do jem para jush”,- tha Bardhi.

Lajme të tjera |  Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us