Berisha në arrest shtëpie, Kadilli: Humbi shansin të dilte me dinjitet nga politika! Nuk ka mbështetjen që pretendon

Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli u shpreh se Sali Berisha është tashmë në kuotat më të ulëta politike dhe theksoi se e ka humbur shansin që ta mbyllte me dinjitet karrierën e tij politike.

“Sot Berisha është në kuotat më të ulëta politike. Fakti që përgjërimet që njerëzit të dilnin në protesta, u refuzuan masivisht tregon se nuk ka mbështetjen që pretendon se kishte.

Fakti që në atë rrugë ku ka banesën mblidhen shumë pak njerëz, e tregon këtë.  Unë besoj se njerëzit me dinjitet duhet të kujdesen për mënyrën sesi dalin nga skena. Politikani nuk duket ditën që hyp në pushtet por në ditën kur lë pushtetin. Ai e humbi shansin që në vitin 2013 ta mbyllte me dinjitet politikën.

Nuk e mbylli sepse ishte personi që përcaktonte vendimmarrjen kryesore në PD. Shumë vendime të rëndësishme janë marrë gjithmonë në sinkron absolut mes Berishës dhe Bashës. Djegia e mandative dhe moshyrja në zgjedhje janë të Berishës si teza, mos t’ja faturojmë Bashës”- tha Kadilli.

Lajme të tjera |  Aleancë Veliaj-Xhafaj në zgjedhjet 2021? Ish-ministri: Dorëzoj mandatin nëse…

Gjithashtu, gazetari Mentor Kikia i ftuar në studion e “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço i cilësoi personat të cilët mblidhen poshtë dritares së banesës së Sali Berishës, si ‘tufë njerëzish të dëshpëruar që vajtojnë’.

Madje edhe deputetët e pranishëm, sipas Kikias shkojnë poshtë dritares së banesës së Berishës vetëm për qokë.

“Ata që shkojnë aty, shkojnë me kokën poshtë. Një pjesë e deputetëve shkojnë për t’i bërë një qokë një njeriu që është në fazën e qokës. Nuk dua të paragjykoj simpatizantët e vërtetë që duhen adhuruar për këmbënguljen që kanë.  Por situata është qesharake.

Berisha nuk është udhëheqësi i opozitës i ndaluar sepse po bën opozitë. Nëse do flasim për aktorin kryesor që e akuzon për arrestimin e tij, Edi Ramën, unë mendoj se po të isha në vend të Ramës mund të investohesha që Berisha të qëndronte përballë tij.

Lajme të tjera |  Protesta e 'zjarrtë' e opozitës, Braçe: Po u japin fëmijëve molotovë në duar, ku janë Avokati i Popullit dhe organizatat e fëmijëve?!

Berisha nuk shkon dot në pushtet, ka mbaruar ajo histori, edhe ai vetë e di se nuk shkon në pushtet. Sonte duhet mbyllur kapitulli i lajmeve që kanë të bëjnë me Sali Berishën. Për fat të keq ai ka tërhequr pas vetes atë copë opozitë që ka me vete dhe ajo turma e njerëzve sado idealistë që ka aty do vijë duke u shuar.

Do mbyllet ajo dritare nga ku flet ai.  Opozita ka nevojë të ringrihet. Me Sali Berishën kemi dëshmuar modelin më të qartë të kultit të individit. Një tufë njerëzish të dëshpëruar rrinë aty e vajtojnë poshtë dritares së Berishës”- u shpreh Kikia mes të tjerash.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us