Berisha në ‘arrest shtëpie’, vjen edhe një koment nga Meta: Po tentohet eliminimi i opozitës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe pse 6 orë me vonesë e ka bërë një koment për vendosjen e kryedemokratit Sali Berisha në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Meta shkruan se masa ndaj Berishës është tentativë për eliminimin e opozitës. Po ashtu, shton se duhet të jetë një këmbanë alarmit për të gjithë qytetarët pasi po cënohet pluralizmi politik.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës. Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë,”- shkruan Ilir Meta.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në “arrest shtëpie”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us