Berisha në Elbasan: Pagat e mësuesve 1500 euro në fund të mandatit tim të parë

Në prezantimin e kandidatëve të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Elbasan, kreu i PD-së, Sali Berisha, premtoi rritjen e pagave të mësuesve dhe digjitalizimin e sistemit arsimor.  Berisha tha se në fund të mandatit të parë, paga e mësuesve do të jetë 1500 euro.

“Jua premtoj këtë nga ky qytet, djep i arsimit. Mësuesit nuk do të largohen për mungesë orësh nga sistemi arsimor,” tha Berisha.

Berisha tha se politikat arsimore që do të ndërmerren gjatë mandatit të parë do të synojnë reduktimin e numrit të nxënësve në klasat e mbingarkuara dhe tabelat digjitale do të vendosen në të gjitha shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, si pjesë e një procesi të thellë digjitalizimi të sistemit arsimor.

Lajme të tjera |  250 milionë vite më parë Toka pësoi zhdukjen më masive të jetës dhe tani shkencëtarët e dinë arsyen pse

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us