Berisha nën mbikqyrje policore/ Gjokutaj: Vendim i pabazuar në ligj, nuk paraqet rrezikshmëri

Avokati Genc Gjokutaj e ka cilësuar si të pabazuar në ligj kërkesën e SPAK që Berisha të qëndrojë nën masën e arrestit të shtëpisë, nën mbikqyrje policore. Në fund të sencës së sotme në GJKKO, Gjokutaj përsëriti qëndrimin e mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca, pasi sipas tyre qëndron në kushtet e konfliktit të interesit.

Sipas Gjokutajt, vendimi për ta lënë Berishën nën mbikqyrje policore është një hakmarrje e SPAK, me prapavijë politike.

PJESË NGA PËRGJIGJET PËR GAZETARËT

Gjokutaj: Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës, ne i kërkuam gjyqtares që të jepte dorëheqjen, për shkaqe që janë bërë të ditura. Gjyqtarja nuk u shpreh as pro dhe as kundër, dorëzuam të gjitha provat që zoti Berisha ka qenë kryetar i KED në momentin që është shkarkuar gjyqtarja e çështjes. Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për nesër. Është kërkuar arrest shtëpie me mbikqyrje policore, e cila është e pabazuar në ligj. Është jo thjesht e panevojshme, por edhe e pabazuar në ligj.

Gjyqtarja është rikthyer në sistem po në kohën që KED drejtohej nga zoti Berisha

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Gjokutaj: Nuk është e vërtetë, gjyqtarja është rikthyer në vitin 1998, kur zoti Berisha nuk ka qenë më në krye të KED.

A do të jeni ditën e nesërme në Gjykatë?

Gjokutaj: Kur kemi munguar ndonjëherë ne në seancë? Ne i kemi drejtuar disa pyetje prokurorëve, se çfarë rrezikshmërie paraqet zoti Berisha, që të kërkohet tashmë arrestimi i tij, por nuk kemi marrë përgjigje.

Pse është një rast që ju duhet të denonconi mbikqyrjen policore

Gjokutaj: Arrest shtëpie është detyrimi i atij që i vendoset. Mund të bëhet mbikqyrja policore vetëm për persona që kanë rrezikshmëri shoqërore.

A kishte ndonjë argument SPAK për këtë

Gjokutaj: Nuk kanë argumente kur janë në shkelje të ligjit. Kërkesa e SPAK është që Berisha ta vuajë masën në banesë, ne nuk kemi paraqitur kërkesë tjetër, nëse do të kemi do ju njoftojmë.

Lajme të tjera |  Miratohet ligji që rregullon bashkëpronësinë, administrator për të gjitha pallatet

Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv”. Në dosje thuhet se ish kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të privatizojë kompleksin duke shkelur ligjin. Malltezi aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us