Berisha nga dritarja: Do shndërrojmë pasuritë përrallore të Shqipërisë, në të mira për qytetarët e saj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbatur edhe sot fjalën e tij nga dritarja e apartamentit ku ndodhet në arrest shtëpie për korrupsion dhe pastrim parash.

Berisha, duke iu drejtuar disa dhjetra të pranishmëve në rrugë, ka thënë se vetëm largimi i Edi Ramës do i hapë rrugë zhvillimit të vendit.

Ai u shpreh se vetëm kjo betejë “pa kthim” do rikthejë shpresën në vend dhe do sjellë pluralizmin e vërtetë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edhe njëherë dua tu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Të bashkohemi në këtë betejë, sepse vetëm beteja pa kthim është beteja e fitores.

Se vetëm beteja pa kthim është beteja e shpëtimit.

Se vetëm beteja pa kthim do të rikthejë votën e lirë.

Sepse vetëm beteja jonë pa kthim me mosbindje civile do të vendosë pluralizmin e vërtetë politik.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sepse vetëm beteja pa kthim do të rikthejë shpresën dhe do të bëjë Shqipërinë vendin e shpresës së madhe të shqiptarëve.

Sepse vetëm beteja pa kthim do të çojë shqiptarët drejt fitores, do të çelë dyer e mbyllura të Europës për shqiptarët.

Do të hapë rrugën e zhvillimit.

Do të shndërrojë pasuritë përrallore të Shqipërisë, në të mira për qytetarët e saj.

Vetëm beteja pa kthim do të presë me gërshërët e ligjit, lidhjet e tmerrshme të krimit dhe mafias qeveritare me bandat, në

Shqipëri, Europë, Meksikës dhe kudo që janë.

Pra kjo betejë është shpëtimtare për çdo shqiptar që e do këtë vend.

Për çdo shqiptar që i beson lirisë dhe vlerave më të larta, idealeve më fisnike të individit.

Ftoj qytetarët shqiptarë, të mos harrojnë se armiku i egër i tyre, Edi Rama, nuk kërkon asgjë tjetër vetëm heshtjen e tyre.

Lajme të tjera |  Mërtiri: Rama rrëzohet vetëm nëse Berisha ikën nga PD-ja

Nuk kërkon asgjë tjetër vetëm indiferencën e tyre.

Heshtjen e tyre do ta shndërrojë në vjedhjen gjithnjë e më të madhe për ta.

Heshtjen e tyre do ta shndërrojë çdo javë dhe çdo ditë në përçmim dhe poshtërim për ta, në largim të shqiptarëve nga

Shqipëria, në shkretëtim të këtij vendi, në izolim të Shqipërisë.

Ndaj dhe ne të ngrihemi si njerëz të lirë, që e duam këtë vend, që i besojmë Shqipërisë.

Dhe ju garantoj se angazhimi juaj në këtë betejë do të firmosë në kohë rekord të shkurtër, fundin e Edi Ramës, regjimit të mafias së tij, regjimit të fundërrinave, regjimit të bandave.

Ndaj të gjithë o sot o kurrë të vazhdojmë këtë betejë për fitoren e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore, fitore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us