Berisha nga Kuvendi: Rikthimi më i suksesshëm në histori, do jetë rikthimi im i tretë. Jeni të pashpresë

Nisin tensionet në sallën e Kuvendit! Pas përfundimit të kohës së kreut të Partisë Demokratike Sali Berishës nisën tensionet mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita kërkoi më shumë kohë, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh se ka përfunduar koha e tij.

“Zoti Berisha ju nuk impresionoheni, ju dhamë 4 minuta të plota për amendamentet. 4 minuta të plota I konsumoi. Zoti Berisha e konsumuat kohën tuaj. Keni gjë për të shtuar për amendamentet”,tha Spiropali.

Por pas protestës së opozitës, Spiropali i dha 30 sëkonda shtesë Berishës. Kryedemokrati gjatë fjalës së tij tha se rikthimi i tij historik është mandati i tretë.

“Zoti Berisha 30 sekonda, për amendamentet”, tha Spiropali.

“Unë e kuptoj që ju ishit që unë të mos flisja më në këtë sallë, por iu siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës, do të jetë rikthimi i tretë. Dhe për këtë jeni të pashpresë. Ju të pashpresë dhe shqiptarët me shpresë të madhe!”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Meta autointervistë nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time! (Ja çfarë më tha Braimllari në Jalë)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us