Berisha nga Pogradeci: Në 100 ditët e para, çmimi i naftës do jetë 40% më i lirë. Programi i PD bazohet në kthimin e parave te qytetari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Pogradec, ku prezantoi kandidatët për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek programi i PD, që sic thotë ai bazohet tek kthimi i parave tek qytetari.

Sali Berisha premtoi se brenda 100 ditëve të para do të ulë çmimin e naftës me 40 %, ndërsa tha se do të dyfishohet buxheti për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.

“Vendosim që në 100 ditët e parë të mos shitet litri i naftës më shumë sesa çmimi në Maqedoni apo në Kosovë. Pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht. Ata do të marrin për cdo fidan të mbjellë, për cdo kokë bagëti, 5 fishin e asaj që marrin sot për subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Mal të Zi dhe Serbi. Do kenë linja krediti të butë. Do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.  Do dyfishohet buxheti për bujqësinë, për shëndetësinë, për arsimin. Do vendosim minimumin jetik 200 euro dhe pensionin 500 euro. Po ku do dalin këto para? Këto janë taksat tuaja, nuk do bëjmë asgjë tjetër veçse do ju kthejmë paratë. Pra programi ynë bazohet tek rikthimi i parave tuaja”, tha kreu i PD.

Lajme të tjera |  Frika nga profecia e Baba Vangës pas vdekjes së Papa Françeskut: Një Papë me ngjyrë dhe fundi i një epoke

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us