Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ai u tha emigrantëve se Shqipëria ka nevojë për votën e qindra mijërave emigrantëve që të vërshojnë drejt saj dhe më 11 maj në qendrat e votimit të firmosin përmbysjen e narkoshtetit dhe fitoren e demokracisë.
Pjesë nga fjala e Berishës
Qindra e mijëra prej jush shqiptarë në diasporë jeni regjistruar! Zoti e bekoftë votën tuaj! Por, Shqipëria ka nevojë për votën e qindra mijërave të tjerëve nga ju, që të vërshoni drejt saj dhe më 11 maj në qendrat tuaja të votimit të firmosni përmbysjen e narkoshtetit, fitoren e demokracisë.
Të firmosni miq, për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve. Të firmosni miq, për t’i rikthyer rininë kombit shqiptar.
Të firmosni, për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga katastrofa e cila po rrokulliset.
Firmosni, për të vendosur demokracinë që askush të mos mendojë ndonjëherë për të marrë mandate politike deputetëve, kryebashkiakëve, për të arrestuar liderët e opozitës për të marrë mandatet për vete.
Të firmosni miq, se çfarë ndodh sot në Shqipëri. Dramë, dramë, si Shqipëria nuk ka pësuar vend tjetër në Europë pas rënies së Perdes së Hekurt.
Në Shqipëri, 12 vite, nuk po ju flas se, ju e njihni se ku ishte Shqipëria e varfër. Por ama, në vitin 2013, kur u dorëzuan çelësat, shqiptarët, me ato rroga të ulëta, por ishin më të lartat në rajon, me pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon. Shqiptarët, nuk po pakësoheshin, por përkundrazi, 180 mijë qytetarë shqiptarë nga diaspora dhe emigracioni po ktheheshin dhe u kthyen. Numri i shqiptarëve në Shqipëri po rritej çdo vit.
Pra, kombi kishte rini. Pra, kombi kishte ëndërr. Se pa rini, as ka ëndërr, as nuk ka të ardhme.
Si ndodhi, miqtë e mi, ky dëbim masiv i shqiptarëve nga Shqipëria?
Dy rrugë.
E para, më kujtohet kur dilte i biri i xhelatit. I them kështu, sepse i ati i tij, ka firmosur varjen në litar të Havzi Nelës. I ati i tij ishte skulptor.
Pra, në aparencë njeri i artit. Por, ky njeri i artit firmosi varjen në litar të një njeriu të pozesë dhe letrave, vetëm e vetëm se me poezitë e tij sulmonte regjimin të cilit i shërbente.
Ky pasardhës i tij, mos e harroni, dilte nga ekrani në ekran, me hukura në dorë. U tregonte shqiptarëve hekurat. Cilët shqiptarevë? Atyre që nuk kishin paguar faturën e energjisë elektrike, atyre që nuk kishin paguar ujin. Po ato ishin çështje civile.
Asnjë njeri në botë nuk i zgjidh me hekura. Çështjet civile zgjidhen me çështje civile.
Dhe ky, burgosi 37 mijë shqiptarë vitin e dytë të qeverisjes së tij. Enver Hoxha ka burgosur me statistika, gjithësej 17 mijë shqiptarë, në një vit.
Rrafshoi rrugica të tëra, biznese e banesa e çdo gjë. Ikni i tha, nisuni. Shqipëria nuk është për ju. Dhe pastaj, këta njerëz që merrnin rroga dhe pensione më të larta, këta po bëhen çdo vit e më të varfër.
Po si mundet?
Po. Çmimet rriteshin, rrogat nuk rriteshin. Çmimet rriteshin, pensionet nuk rriteshin.
Sofra pakësohej, dhe prindërit, gjyshërit tuaj, detyroheshin t’u thoshin: djem, vajza, paçit fatin tuaj, merrni rrugët, se këtu nuk ka më. Dhe kjo është e vërteta.