Berisha ngjitet në podium i përlotur: Sot jam më i emocionuar se kurrë

Mes brohorimave të mijëra të pranishmëve, Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur për hapjen e fushatës së koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore me lot në sy.

Teksa falënderoi qytetarët që e kanë mbështetur, kandidatët për deputet, por edhe drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita, Berisha u shfaq me lot në sy.

“Mirëmbrëma, ju njerëz të mrekullueshëm që e kane bërë këtë shesh më të bukurin në Europë.

Përshëndetje të sinqerta të rinjve të PD-së, krenaria jonë kombëtare. Urimet më të përzemërta z Chris La Civita, kryetar i Komitetit të Partisë Republikane, arkitekti të rikthimit më të jashtëzakonshëm, rikthimit të presidentit Donald Trump.

Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sot jam më i emocionuar se kurrë”, tha Berisha.

Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për lidhje me figura të dyshimta, si ish-ministri Beqaj dhe kryebashkiaku Veliaj. Fjalimi i tij ishte mbushur me mesazhe për unitet dhe angazhim për një Shqipëri më të mirë.

“Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj për të, e dashurisë për familjen dhe idealeve të lirisë. Krahu tjetër është me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Ramën që ka në krah Beqajn, Veliajn, ka në krah MCGonigal. Rama, e ka të vështirë sonte natën”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Aksident me vdekje në Shkodër

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us