Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas takimeve elektorale të zhvilluara në Librazhd e Belsh, do të mbajë një konferencë për shtyp, ditën e sotme në ora 17:30. Konferenca do të mbahet në Hotel Rogner, salla Antigonea dhe janë të ftuar të gjithë gazetarët.
NJOFTIM PËR SHTYP
Nëo ora 17:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha do të mbajë një konferencë për shtyp në Hotel Rogner, salla Antigonea.
Ftohet media të marrë pjesë.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Gjatë takimeve të zhvilluara sot, Berisha prezantoi kandidatët për deputetë të opozitës në Belsh dhe Cërrik, duke shpallur një platformë të re sociale dhe ekonomike. Berisha theksoi se pensionet në rajon janë rritur ndjeshëm, ndërsa në Shqipëri kanë mbetur në nivele të papranueshme për shkak të politikave qeveritare. Ai premtroi rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve, si dhe dyfishim të buxhetit për shëndetësinë.
Ndërkohë në takimin e mbajtur në Librazhd, lideri i Partisë Demokratike dha premtime të qarta dhe zotime konkrete për sektorin bujqësor dhe për shtresat më të prekura të shoqërisë.