Berisha: Nuk kam deklaruar se do e mbroj votën me kallashnikov! Ramën nuk e rrëzojnë ndërkombëtarët

Kreu i Partisë Demokratike thotë se raporti i OSBE-ODIHR “damkos” krimin zgjedhor në Shqipëri duke renditur 35 shkelje të kryera nga qeveria e Edi Ramës.

Në emisionin “Log” Berisha, lidhur me pretendimet e opozitës për manipulim, tha se nuk ka deklaruar ndonjëherë që votën në zgjedhje “do e mbrojë me kallashnikov”.

Duke e quajtur “diktator”, Berisha tha se Ramën nuk e rrëzojnë ndërkombëtarët.

“Kam bërë gjithçka në këtë fushatë, kam deklaruar disa herë që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Njeriu në këtë moshë nuk ka interesa personale dhe është gjakftohtë. Unë nuk mund t’i bojkotoja. Në mënyrën më të shpeshtë unë kam deklaruar se do të mbroj votën, por s’kam deklaruar se do të mbroj votën me kallashnikov.

Do mbroj votën dhe sot me katër rezoluta dhe një raport ndërkombëtar ku rreshtohen 35 damkosje përfundimtare të këtyre zgjedhjeve për ata që njohin kartën e Kopenhagenit dhe Venecian. Edi Rama ikën nga shqiptarët dhe jo nga ndërkombëtarët, sepse diktatorët rrëzohen vetëm nga brenda”, tha ndër të tjera Berisha.

Lajme të tjera |  Mesazh nga qelia/ '100 ditë i burgosur pa gjyq', kryebashkiaku Veliaj: Po pengohem për t'i shërbyer qytetit që më ka votuar masivisht 3 herë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us