Berisha nuk pranon humbjen e zgjedhjeve: Në 16 maj ora 17:00 PROTESTË te ‘Bulevardi Zogu i Parë’!

Sali Berisha në një deklaratë për mediat, foli për rezultatin e zgjedhjeve në 11 majit, pasi rezultate tregojnë se ka pësuar rënie të thellë në të gjithë vendin.

Berisha tha se janë zgjedhjet më grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në gjithë historinë dhe se sipas tij u diktuan nga krimi.

Sali Berisha: Nga veriu në jug nga lindja në Perëndim, Ju them që në rrethin e DUrrësit bandat punonin oër deputetë të veçantë, tjetër Balla, tjetër ky, e tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë, po këshut në Fier, Mallakastër. Pra këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, serial killer, trafikant, dhunues e përdhunues.

Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, zarfi 100 euro i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia për gjobat, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.

Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licensat për tu mbjellë. Çdo bimë kanabis ka qenë e përllogaritur për blerje votash.

Punësimi, punë për votë u aplikuar masivisht në këtë zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhustëve i futur rreth qendrave të votimit ishte një polici terroriste ndaj zgjedhësve shqiptarë.

Dy drejtorë të lartë të SHISH u morën me të gjithë regjistrat e sigurimit të shtetit dhe e aktivizuan për karrigen e Edi Ramës. Po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral, është po kaq monstruoz në diasporë.

Në kutinë e Beratit, PS filte 99.6%, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Thirrja ime për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me votëmohim të numërojnë çdo votë. Të mbajnë shënim çdo parregullsi.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Demokrati i famshëm Ilir Vrenozi: Tani do hamë m** deri në 2029

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us