Berisha nxjerr pamje të tjera nga “11 maji”: Në Krujë u votua kolektivish me kamera tek koka

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për shtyp ka publikuar pamje nga qendrat e votimit në Bashkinë e Krujës, ku, sipas tij, votohej kolektivisht nën presionin e hapur të Policisë. Berisha pretendon se qytetarët kontrolloheshin nga patronazhistët me kamera mbi kokë në mënyrë që t’u lexohej vota.

Sali Berisha: Rikthehemi tek problemi themelor, shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqitparët. Farsa elektorale 11 maj, 2025. Në themel te shkretimit të Shqipërisë, të përgjysmimit në 10 vite të popullatës së saj. Në themel të rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend. Në themel të dominimit total të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimi, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve me një ndërthurje të këtyre faktorëve, ndaj dhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besimin e plotë se, do të jetë një motiv i madh për ta për t’u ngritur dhe rivendosur me çdo çmim dhe me çdo kusht votën e lirë në Shqipëri, për t’u përballur me narkoshtetin. Sot, këtu kemi video, nga një seri qendrash të Bashkisë së Krujës, ku ju do të shihni se si u votua në këtë bashki, ndërkohë që, policia politike e patronazhistëve kontrollonte në mënyrë anti-ligjore, anti-kushtetuese votën e qytetarëve, ose qytetarët votonin kolektivisht, ose votonin duke patur kamerat mbi kokë, në mënyrë që t’u lexohej vota. Kjo është fshehtësia e votës.

 

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Mirë ta gjejë këtë popull, se vetë e votuan Edi Ramën. Ç’kanë që ankohen tani, të ulin kokë e të rrinë urtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us