Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat, u shpreh se ka një rritje të ndjeshme në votave të elektoratit të djathtë në zonat tradicionale.
Ndërkaq, Berisha deklaroi se, vota është në kuti dhe asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion.
Berisha: Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se nga zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndejshme të elektoratit.
Priten rezultate me një optimizëm të vërtetë. Unë jam këtu për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve në përgjegjësinë më të madhe.
Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë me aktiv, janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD.
Edhe në zona të tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji.
Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale.
Ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besoj se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.