Pas kaosit me tymuese e zjarr në Kuvend, Berisha paralajmëron bllokimin e miratimit të buxhetit: Do të marrim masa më të forta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar bllokimin e miratimit të buxhetit në seancën e radhës parlamentare, pas kaosit të krijuar në Kuvend ku u hodhën tymuese dhe iu vu flaka fasoletave.

Berisha u shpreh se Parlamenti ka kaluar në klandestinitet dhe se në seancën e radhës do të merren masa më të forta, ku sipas tij bota do të shohë fytyrën e narkoregjimit të Ramës.

“Parlamenti nuk ekziston, ka kaluar në klandestinitet. Masa të forta do të merren në radhë që vjen që bota të shohë fytyrën e narkoregjimit të Ramës”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Dy orë nga mbyllja e votimit, pjesëmarrje më e ulët se në 2021. Vlora më keq se çdo qark

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us