Berisha paralajmëron në mbledhjen e Kryesisë: Betejë pa kthim dhe mosbindje civile

Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD u shpreh se beteja do të jetë pa kthim, ndërsa u shpreh se mosbindja civile do të vazhdojë.

Berisha theksoi se çdo demokrat do të përballet me këtë regjim, që siç tha ai po diskreditohet çdo ditë e më shumë.

“Kjo është mbledhja e para e PD pas kuvendit të partisë ku ne votuam një rezolutë si program pune për PD, si detyrim programor i kryesisë dhe këshillit kombëtar, anëtarësisë në qëndrimet, përpjekjet tona në përballjen tonë me këtë regjim, i cili defakto po diskreditohet çdo ditë e më shumë, por nga ana tjetër po bën çdo përpjekje për tu mbajtur në pushtet me çdo kusht.

Rezolutën që miratuam në kuvend, përcakton shumë qartë të gjitha qëndrimet që ne duhet të përmbajmë për të përmbushur misionin tonë, të vështirë, por jetik për fatin e Shqipërisë të demokracisë shqiptare.

Është themelore që çdo anëtar i kryesisë së PD, çdo anëtar i këshillit kombëtar të PD, çdo delegat i Kuvendit Kombëtar, çdo drejtues dege dhe anëtar kryesie të degëve tona të përputhin qëndrimet e tyre me këtë rezolutë, e cila ka shpallur se lajtmotiv betejën pa kthim dhe mosbindjen civile.

E vërteta është që që këtu fillon puna jonë, sepse njerëz që lëvizin lirshëm, që ushtrojnë aktivitet biznesi, shesin blejnë krijojnë prodhojnë  nuk e kanë të thjeshtë të konceptojnë se Shqipëria është në një diktaturë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us