Berisha paralajmëron protestën e radhës: Me 20 shkurt, opozita në sheshe

Përpara protestuesve të shumtë, të mbledhur pranë shtëpisë së tij, kreu demokrat Sali Berisha ka lajmëruar se opozita do të mbajë protestën e radhës më datë 20 shkurt.

Berisha tha se e vetmja rrugë që ka mbetur për opozitën është mosbindja civile. Ai shtoi se më datë 20 shkurt, Shqipëria do të jetë në Tiranë, për të protestuar kundër Edi Ramës, kundër asaj që e quajti tirani në pushtet. Sipas Berishës, në protestë do të shemben edhe ngrehinat e fundit të krimit qeveritar.

Fjala e kryetarit të PD-së Sali Berisha:

Miqtë e mi kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëve të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë.

Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile.

Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.

20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.

Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit.

Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë.

Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit

Lajme të tjera |  Dashnor Sula: Berisha duhet të largohet, nuk mbahet partia deri në Sharrë apo Tufinë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us