Berisha: Partitë e vogël refuzuan koalicionin me ne, i hoqën të paktën 8 deputetë opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar partitë e reja, me pretendimin se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, i kanë “rrëmbyer” opozitës 8 deputetë. Në një deklaratë për media, Berisha tha se Partia Demokratike u kishte ofruar këtyre forcave një koalicion, por ato e refuzuan.

“Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!’, tha ai. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 maj, në kursin e një retorike sulmuese, ku shtetin e quan “të kapur nga krimi,”-tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Kur thua zgjedhjet farsë, ti nuk ke thënë se çdo votë është farsë. Kur thua zgjedhjet farsë, thua se ky regjim ka përdorur ose ka zbatuar farsën elektorale në vend të zgjedhjeve demokratike. Dhe që ky regjim ka aplikuar farsën elektorale, nuk është se e them unë këtë gjë, por kjo është e dokumentuar, e ceritifkuar dhe e denoncuar nga 82 parti politike të Europës, të qendrës së djathtë. Në qoftë se regjimi, shtetin e shndërron në shtet elektoral, në kuptimin që përdor të gjitha burimet financiare të shtetit për të marrë zgjdhjet, siç ndodhi me 76 milionë, 100 euro për çdo pensionist. Siç ndodhi me 200 milionë të faljes së gjobave. Siç ndodhi me miliona të tëra që po i llogarisin për tërmetet, se vazhdon historia e tërmeteve. Siç ndodhi me 500 milionë euro prokurime. Siç ndodhi me dhjetëra miliona euro të tjera asfaltime dhe zhavarr. Siç ndodhi me shpalosjen e sistemit të patronazhistëve të përbërë nga zyrtarë, policë, oficerë, gjykatës, prokurorë në mbarë vendin, atëherë gara është vetëm farsë. Por nuk janë vetëm këto. Janë bandat, janë vrasësit serialë, dimension tjetër i pamohueshëm i kësaj farse. Pra, tani në modelin e farsës ka një gjë, modeli i farsës është ky, në këtë model fiton gjithnjë diktatura, nuk fiton kurrë opozita. Dhe ai që mendon se mund të fitojë farsën, ai beson gënjeshtrën e tij se ka një histori botërore farsa. Pa thënë pastaj kontrollin e tmerrshëm mediatik. Ju e keni parë, janë faqe të tëra që i kushtohen kontrollit qeveritar të medias, censurës. Dhe gjëja më e rëndë e njeriut është autocensura, se mirë censurën ta imponon dikush, po autocensurën që ti nga frika ia imponon vetes tënde, ai është faktori më shkatërrimtar i dinjitetit dhe i psikologjisë së njeriut. Dhe është konstatuar që gazetarët bëjnë autocensurë. Është e shkruar kjo. Dhe unë kam respektin më të madh për gazetarët dhe ua kam thënë se ju keni bërë një punë të shkëlqyer, por raporti thotë atë që kemi thënë, por këta e kanë vërtetuar. Sigurisht vota mund të shkojë këtu e atje, por një gjë dua të të them, opozita iu ofroi këtyre forcave që bënin opozitën e opozitës, koalicionin. Ato sigurisht refuzuan. Tani këto forca, përveç Arlind Qorrit, morën deputetë sa Tom Doshi. Tre deputetë Tom Doshi, tre deputetë. Kjo shërbeu për t’i hequr opozitës të paktën 8 deputetë. Këta shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo, sepse opozita farsën nuk e fiton.

Po ashtu, në të njëjtën konferencë për mediat, Berisha theksoi se janë disa kandidatë socialistë, duke i kallëzuar me emra, të cilët kanë marrë 80 mijë vota, edhe pse nuk janë të njohur në rangun publik. Ndër ta përmendi deputetët: Sara Mila, Arkend Balla, Ani Dyrmishi dhe Blendi Xhabafti, që sipas kryedemokratit kanë lidhje me krimin e organizuar. Ndër të tjera, ai përmendi edhe se Igli Hasani, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke e akuzuar se po “ushtron presion te vëzhguesit ndërkombëtarë”, që zgjedhjet të pranohen.

Lajme të tjera |  Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

Në fund, duke i quajtur zgjedhjet një farsë, Berisha kërkoi zgjedhje të reja dhe një qeveri teknike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us