Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve!

Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për media dhe ka deklaruar se raportet paraprake të ndërkombëtarëve, kanë rrëzuar zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Berisha: Çdo orë që kalon, nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farësen elektorale të 11 majit, të organizuar nga Toto Rino i Tiranës, Edi Rama.

Por unë jam këtu para së gjithash p[ër të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisinorët, numërues e vëzhgues të opozitës, që në kushtet e një presioni të gjithanshëm, në kufijtë e terrorizmit shtetëror, po kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ata ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për mbrojtjen e votës së Shqiptarëve.

Ne jemi të detyruar të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë. Por edhe rruga për të faktuar farsën e paprecedentë që po kundërmon në katër anët. Farsën elektorale që organizoi narkoregjimi i Edi Ramës në datën 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, PD dhe opozita, po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtën e votës. U shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake të cilat de facto në parimin më themelor ndërkombëtar dhe kombëtar të zgjedhje atë të barazisë së palëve, i ka rrëzuar përtokë zgjedhjet. Por natyrisht jo vetëm në këtë parim.

Lajme të tjera |  Pas humbjes në zgjedhje, Berisha mbledh me urgjencë drejtuesit politikë: Më ndiqni në orën 20:30

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us