Berisha premton nga dritarja: Të sigurt drejt fitores. Këtë shtator, shqiptarët e ndershëm do të përballen me qeverinë e mafies

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te data e sotme, si dita e muajit shtator, ku çdo demokrat, çdo opozitar duhet të jetë në këmbë i betuar për betejë gjer në fitoren e opozitës, vendosja e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, ndryshimin e pushtetit.

Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha bëri thirrje për protesta, ku shqiptarët e ndershëm do të përballen me qeverinë e mafies.

Fjala e Berishës

Sot është ditë e parë e muajit shtator. Sot çdo demokrate e demokrat, çdo opozitare dhe opozitar duhet të jetë në këmbë i betuar për betejë, i betuar për betejë të pandalshme, pa kthim, betejë gjer në fitoren e opozitës, vendosja e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, ndryshimin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Ky shtator është muaji më i rëndësishëm për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Është muaji në të cilin, ne demokratet dhe demokratët duhet t’iu provojmë shqiptarëve se jemi të pamposhtur në përmbushjen e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Ne duhet t’u provojmë shqiptarëve se me guximin tonë ne do ecim të sigurtë drejt fitores, se me sakrificat tona ne do rikthejmë në këtë vend lirinë, dinjitetin, ligjin, Kushtetutën, votën e lirë.

Këtë shtator, si kurrë ndonjëherë më parë do përballen në rrugë dhe sheshet e Shqipërisë shqiptarët e ndershëm që jetojnë me mund dhe djersën  e tyre me botën e krimit, me bosët e krimit, me qeverinë e mafies, me lakejtë e saj, me mbështetësit e saj.

Kjo betejë është shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndaj edhe ne të betuar se kurrë nuk do të tërhiqemi le të përmbushin misionin tonë të madh.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us