Berisha: Punonjësit e shtetit iu mblodhën kartat qytetarëve! Kryeministër në 2029?-Është misioni im

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e radhës me gazetarët, denoncoi edhe një herë tjetër farsën elektorale të 11 majit. Sot Berisha paraqiti një video tjetër ku pretendon se një punonjës poste në Barbullush mblidhte kartat e identitet disa të moshuarve.

Kryedemokrati publikoi denoncimet e disa qytetarëve në Shkodër, të cilët shprehen se punonjësi i postës iu mblodhi kartat dhe nuk i la të votonte duke i kërcënuar me pensionin.

“Këtu është dëshmia tronditëse se si narkobanditi, punonjësi i shtetit, shkon dhe mbledh kartat e identitetit të qytetarëve, me pretekstin se do i disbursojë pensionin dhe kartat ua mban, duke ditur bindjet e tyre politike, që ata të mos votojnë. Pra ky bandit, punonjës i shtetit, narkobandit, ky me urdhër të Edi Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve. Unë dua të përshëndes këtë çift të moshuar, por njerëz kurajozë, që e denoncuan haptas këtë akt të përsëritur me mijëra e mijëra raste. Ju, është bërë tashmë e njohur, se një nga detyrat kryesore të punonjësve, është mbledhja e kartave të identitetit, gjer në 20 të tilla, në mënyrë që narkoqeveria të blejë të drejtën e votës ose t’i përdorë ato me emra të tjerë. Kjo është histori tjetër. Le të ndjekim rrëfimin e tyre, një aktakuzë e rëndë, e cila rrëzon të gjithë propagandën e pseudointelektualëve, intelektualëve të llumit, që çdo ditë përpiqen duke trilluar dhe mashtruar, herë si analistë e herë si banalistë, të mbrojnë veprën kriminale të Edi Ramës, të mbrojnë farsën elektorale që iu imponoi popullit shqiptar ky narkodiktator”,-tha Berisha.

Rasti i denoncuar:

Denoncuesi: Kush jeni, si e keni emrin?
Qytetari: Lodovik …
Denoncuesi: Lodovik kush …
Qytetari: Lodovik Rrethi.
Denoncuesi: A doni me votu nesër…
Lodovik Rrethi: Po ishalla…
Denoncuesi: A keni kartë?
Lodovik Rrethi: Jo. E kam kartën por na e ka marrë ai mjeshtri…
Denoncuesi: Si e ka emrin …
Lodovik Rrethi: Besmiri … te posta.
Gentian Ndoj: Kartën tënde kush e ka marrë?
Lodovik Rrethi: Besmiri.
Gentian Ndoj: Besmiri … Pse nuk ta kthen kartën Besmiri…
Lodovik Rrethi: Nuk di gjë, puna e tij. Ai nuk i hedh lekët ai…
Gentian Ndoj: A të duhet karta ty…
Lodovik Rrethi: Më duhet nesër, kismet …
Gentian Ndoj: Pse të duhet karta…
Lodovik Rrethi: Me votu.
Gentian Ndoj: Sa kohë ka që ta ka marrë kartën?
Lodovik Rrethi: Ka 1 javë.

Qytetarja: Marie Rrethi.
Denoncuesi: Sa vjeç je?
Marie Rrethi: 78.
Denoncuesi: Pensionin a e ke marrë
Marie Rrethi: Jo.
Denoncuesi: A don me votu nesër?
Marie Rrethi: Po nesër, për Zotin do të mi bin se s’bën more, s’ka ka ja man. Unë atë ja du.
Denoncuesi: Ç’ka?
Marie Rrethi: Kartat i du në shtëpi.
Denoncuesi: Kush ua ka marrë kartat …
Marie Rrethi: Ky Besi na i ka marrë.
Denoncuesi: Ku punon ai.
Marie Rrethi: Don lek.
Denoncuesi: Çfarë lekësh?
Marie Rrethi: Lekët e pensionit…
Denoncuesi: Tash sa kohë ua ka marrë kartat.
Marie Rrethi: Ka tash 1 javë, tash ni javë po them unë se, kartat janë marrë ma tepër.
Denoncuesi: Pra, ai ua ka marrë kartat dhe nuk ua kthen.
Marie Rrethi: Nuk i kthen, për s’gjallë nuk i kthen.
Denoncuesi: A keni shku me ja kërku kartat?
Marie Rrethi: Ka shku Liku, i kam thënë Likut, çfarë është mor kështu, thotë. Duhet me ja çu Luisit, Luis Lazrit, për me i pru te shpia.
Denoncuesi: E çfarë i ka thënë ai për kartat.
Marie Rrethi: I ka thënë du me ja çu asaj. Mi jep mor mu, i ka thanë kartat. Jo jo i ka thënë, do ja çoj atje, se do i çoj dhe lekët. As ka pru lekë, as ka pru karta.
Denoncuesi: Pra, ju s’keni kartë?
Marie Rrethi: Jo në shtëpi. Jo, jo atje i ka, ai vetë i ka marrë. Hala vaki s’më ka bë kështu.

Lajme të tjera |  Ish-ministri i Mbrojtjes: Në 1997 e shkatërruam ushtrinë vetë. Dëmi ishte miliarda!

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës nëse do të kandidonte për kryeministër edhe në vitin 2029, Berisha tha se qëllimi i tij është që “shqiptarët të votojnë të lirë dhe me votën e tyre të zgjedhin të lirë kryeministrin e ardhshëm”.

“E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm. Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”-u shpreh Berisha.

Lajme të tjera |  Veliaj flet për Nesti Angonin: Një njeri i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha denoncon me video, raste ku pretendon farsën elektorale. Në 9 qershor kreu i PD ndau imazhe, ku shihet një grua e filmuar në Babrru, në Tiranë, duke shpërndarë para për blerje votash. Sipas kryedemokratit, personat në video janë të identifikuar plotësisht dhe janë eksponentë të Partisë Socialiste, por që nuk ka nisur asnjë hetim për ta. Në një tjetër rast vetëm një ditë më parë (10 qershor), Berisha ndau video nga një fshat i Elbasanit (që nuk e ka përmendur me emër), ku pretendon se qendra e votimit është në një kafene. Sipas kryedemokratit, fletët e votimit merreshin dhe nxirreshin jashtë Qendrës së Votimit dhe pasoheshin tek votuesit e tjerë duke garantuar votën për Partinë Socialiste

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us