Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së

Kreu i PD, Sali Berisha, ishte edhe këtë të hënë në SPAK për masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa pas daljes nga aty dha një deklaratë për mediat.

Një nga gazetarët e pranishëm e pyeti nëse, pas humbjes së zgjedhjeve, ka pasur komunikim me Chris LaCivita.

Kreu i PD-së tha se e falënderon LaCivita-n për punën e tij, ndërsa për pjesët e tjera ruan privatësinë.

“E falënderoj për punën që ka bërë. Më shumë nuk mund të flas, pasi janë çështje të privatësisë. Sado që jam njeriu më publik, ai ka privatësinë e tij. E falënderoj për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë dhe që vazhdon të japë. Ju ftoj të bëheni avokatë të interesit publik të qytetarëve shqiptarë – ky është misioni në tërësi i gjithë opozitës dhe mediave”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us