Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një sulm të ashpër ndaj kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij, nga dritarja e ballkonit të banesës së tij, Berisha e cilësoi Dumanin, një…vrasës. Duke përmendur edhe njëherë paraarëdhësin e tij në detyrë, Arben Kraja, Berisha i cilësoi si ‘laro’ që ndihmojnë kriminelët. Megjithatë në fund bëri dhe një zotim, duke shtuar se do ua nxirrte fytyrat e vërteta.
“Në çdo gjë që kemi në vlerat tona politike, supervlerë ne kemi votën e lirë. Por në qoftë se Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi e me radhë, Gjiknuri, Manja, e të tjerë, janë vrasës të saj në terren, Dumani, Kraja dhe horat e tjerë janë vrasës të saj në dosjet që nuk i hapin kurrë. Miqtë e mi, këta janë laro. Këta janë armiq të lirive tuaja, të lirive të shqiptarëve. Këta, për ata që ndajnë me kriminelët në qeveri, janë gati të shkelmojnë mbi lirinë tuaj më themelore, votën. Vetëm pak muaj më parë, në zyrat e ekstremistit Altin Dumani mbërrin dosja zyrtare, e firmosur nga zyrtarë, në të cilën dëshmohet se falangat e partisë së krimit, meqenëse nuk fitonin Hasin, kërkonin të eliminonin kandidatin e PD. Dumani është një vrasës si ata. Fsheh krimin e tyre dhe del përgjërohet në publik. Unë ju ia jap fjalën ju se atë fytyrë siç e ka do ua nxjerr para shqiptarëve,“-tha në fjalën e tij Berisha.