Berisha: Rama dhunues i sovranitetit të vendit! Punon ditë e natë kundër Kosovës

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se sipas tij, kryeministri Rama është dhunues i sovranitetit të vendit.

Gjatë fjalës së tij nga eventi “Krenaria e Shqipërisë” në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ai është shprehur se “për pushtet personal Rama i ka rrëmbyer kombit të gjitha pushtetet’, ndërsa shton se “ai punon ditë e natë kundër gjysmës tjetër të kombit, kundër Kosovës”.

Sali Berisha: Beteja që bëjnë deputetët është betejë për sovranitetin e Shqipërisë, për të ushtruar kontroll në emër të sovraniteti mbi qeverinë. Nuk ka sovranitet të vërtetë pa kontroll të qeverisë. Këtë e ka rrëmbyer totalisht Pashiqi i Tiranës. Ai kontrollon sot të gjithë ekzekutivin, të gjithë të emëruari në institucionet e këtij vendi.

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

Kontrollon totalisht drejtësinë. Kërkon ti marrë opozitës atë pushët, atë veto që i garanton Kushtetuta që të kontrolloj qeverinë. Ai është sot Kryeministri ndër më të inkriminuarit në botë. Ai vjedh me firmë e tij çdo ditë pasuritë publike të vendit, ndaj dhe ka zgjedhur të shkelmojë sovranitetin e shqiptarëve dhe të vendosë diktuarën e tij. Kjo ditë sot frymëzon më shumë se çdo ditë, u jep zemër shqiptarëve të ngrihen.

Nuk mund të pranojmë një dhunues të sovraniteti që për pushtet personal i ka rrëmbyer kombit të gjitha pushtetet dhe punon ditë e natë kundër gjysmës tjetër të kombit, kundër Kosovës, që me të drejtë e kanë quajtur me të drejtë Pashiqi i Tiranës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us