Berisha-Ramës: Ne për votën do t’i marrim kokën çdo armiku

Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, Berisha në një fjalimi të mbajtur për protestuesit poshtë banesës së tij, ai tha se demokratët do ti marrin kokën çdo armiku të votës së tyre.

Gjithashtu, ish-kryeministri thekson se populli opozitar i gatshëm për çdo sakrificë.

“Ka patur kohe kur kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh dhe banda, por në atë kohë kjo parti doli me një moto: Kush prek votën prek kokën.

Edi Rama e mbante mend atë kohë dhe e kuptoi që ne për votën ishim dhe jemi të gatshëm për çdo sakrificë.

Se ne për votën do ti marrim kokën çdo armiku të votës tonë.

Lajme të tjera |  Plagosja e çiftit në Gosë të Kavajës, shkak u bë qeni

Edi Rama, “Rruga e Shpresës”, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar të ka dënuar për kufomë politike. Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit.

Ke zgjedhur rrugën e burracakut, hajdutit, frikacakut, ke përborur mercenarë dhe grupe kriminale dhe i ke ndërzyer si çakej kundër opozitës, por opozita nuk mund të mposhtet aq sa mposhtet dëshira e një populli për të votuar i lirë”, tha Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us