Berisha refuzon të zbatojë Statutin dhe të dorëhiqet, nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve: Farsë elektorale!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i njeh zgjedhjet dhe refuzon të largohet nga posti që mban, duke mos zbatuar Statutin që ka miratuar vetë.

Berisha, i ftuar në emisionin “Log”, deklaroi se nuk ka patur zgjedhje, por “farsë elektorale”, ndaj ai nuk do a zbatojë statutin për të lënë postin e kryetarit të PD.

“Jemi para faktit të pamohueshëm për një numër të dokumentave themelorë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nuk pati zgjedhje, pati farsë elektorale, e paralajmëruar. Në 4 rezoluta ndërkombëtare thuhej se Shqipëria ka farsë elektorale. Komisioni i Jashtëm Europian në mes të fushatës elektorale tha se në Shqipëri nuk ka një proces të drejtë elektoral. Ka pasur dhunime serioze, përfshi mjetet shtetërore, blerje të votës, pa harruar mediat pranë qeverisë. Një terror ndaj liderve opozitarë, kapja e drejtësisë e të tjera” – u shpreh Berisha.

Lajme të tjera |  DOSJA ‘Toyota Yaris’/ GJKKO dënon me 4 VITE BURG ish-kreun e Prokurorisë Vlorë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us