Berisha shfaqet sërish në ballkon: Rama i shiti të dhënat sekrete të TIMS te armiqtë e Shqipërisë

Sali Berisha akuzoi Edi Ramës se i ka shitur të dhënat sekrete të TIMS te armiqtë e Shqipërisë dhe NATO-së. Në fjalën e tij nga protesta e 11 rresht për këtë vit të ri, Berisha theksoi se fundi i Ramës do të firmoset nga misionarët e ‘Rrugës së Shpresës’

Pjese nga fjala e Berishes

Sot shqiptarët, mbarë popujt e tjerë, i shohin me habi. Habia është kjo, si ka mundësi që kryeministri i tyre në gjykatë dhe ata nuk ngrihen dhe mbajnë një njeri të dokumentuar në skandalin më të madh ndërkombëtar të viteve si njeri i korruptuar, si njeri që për pushtetin e tij, për të shkatërruar opozitën e vendit të tij, nuk njeh asnjë normë, asnjë miqësi, asnjë aleancë, asnjë traktat?

E solla këtë rast para së gjithash për të treguar se sa rëndësi jetike ka protesta juaj sot.

Se çfarë rëndësie jetike ka misioni juaj sot.

Në këtë vend, ku mediat kontrollohen barbarisht nga regjimi, media e lirë e vetme, kryesore, jeni ju, qytetarët që mblidheni këtu në protestë me guxim dhe i bëni gjyqin diktaturën.

I bëni gjyqin narkodiktatorit.

U ngjallni shpresë shqiptarëve kudo që janë.

Shpreh kënaqësi dhe mirënjohje për fjalimet frymëzuese të oratorëve.

Përshëndes në mënyrë të veçantë të rinjtë shqiptarë, të rinjtë që flasin nga tribuna e kësaj proteste.

Fuqia e kësaj lëvizje, fuqia e përmbysjes së diktaturës, qëndron pikërisht te të rejat dhe të rinjtë e Shqipërisë.

Ndaj ftoj përsëri dhe çdo natë do ftoj të rinjtë të bëhen luftëtarë për ëndrrat e tyre.

Të ngrihen në betejë me të keqen që ka pllakosur vendin sepse Shqipëria do jetë e bukura e dheut vetëm atëherë kur të jetë streha, djepi, foleja e ëndrrave të të rinjve shqiptarë.

Edi Rama po përpëlitet. Emri të doli në Uashington si njeriu më i korruptuar në hapësirën euroatlantike.

Emri do të dalë dhe të del edhe për pabesitë e tjera kriminale, shitjen e të dhënave sekrete të TIMS armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s.

Edi Rama, emri të del dhe do të dalë në aferat e tmerrshme shumëmiliardëshe, por dije mirë se fundin tënd do e firmosin misionarët e kësaj rruge nën ballkon.

Edi, këta janë tmerri yt, këta janë fundi yt.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj demokratët të bashkohen në këtë mision për shpëtimin e Shqipërisë.

Të bashkohen në këtë mision për rivendosjen e pluralizmit.

Të bashkohen në këtë mision për përmbysjen e narkoregjimit të Edi Ramës.

Dhe i garantoj se ky regjim nuk ka të ardhme. Se kjo karabina e tyre është një ndërtesë e kalbur që pret vetëm shtytjen e mosbindjes civile të shqiptarëve.

Nuk ke shpresë Edi Rama.

Mashtrimet tua, trillimet e tua çdo ditë, po u vjen fundi.

Drita e të vërtetës, që frymëzon këta qytetarë, drita e të vërtetës që frymëzon çdo ditë e më shumë shqiptarët, do të verbojë, do të rrëzojë ty dhe regjimin tënd të drogës, krimit dhe korrupsionit.

Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme dhe suksese gjithnjë e më të mëdha në këtë betejë epike, në këtë betejë të një rëndësie historike për fatin e shqiptarëve, për fatin e Shqipërisë, për fatin e pluralizmit, për fatin e të ardhmes tonë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Lajme të tjera |  Gurët dhe balta shkatërrojën banesat në Vlorë, banorët thirrje për ndihmë: Jemi pa shtëpi!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us