Berisha: Shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 23-vjeçare do t’i marrë shteti. Do të ndërtojmë banesa sociale, çmimet e tyre do të jenë të ulëta

Kreu i PD-së, Sali Berisha shpalosi programin e PD  që sipas tij do ti vijë në ndihmë familjeve.

Gjatë një bashkëbisedime me qytetarët në rrjetet sociale, ish kryeministri deklaroi se do të jepen bonuese për dy fëmijët e parë të një familje, ndërsa për fëmijën e tretë shpenzimet do ti marrë përsipër qeveria deri në moshën 23-vjeçare.

Sa i takon strehimit, Sali Berisha deklaroi se qeveria do të marrë përsipër të ndërtojë banesa sociale, çmimet e të cilave do të jenë të përafërta me kostot.

Po ashtu, ai deklaroi se qeveria e Partise Demokratike do bëjë çdo gjë për punësimin e të rinjve.

“Mbështetja e çifteve të reja dhe e familjeve të reja do të jetë një detyrim ligjor për qeverinë e ardhshme. Ky detyrim ligjor do të përfshijë kushtet të favorshme për strehimin e tyre.

Lajme të tjera |  Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë. Pas protestës qëndron Sorosi

Qeveria për ti dhënë një përgjigje serioze strehimit dhe në një betejë kundër çmimeve stratosferike do të ndërmarrë ndërtimin e banesave sociale që do të zbresin çmimin e ndërtimit në vlerat e përafërta me kostot dhe fitimin e parashikuar. Qeveria do bëjë çdo gjë për punësimin e të rinjve.

Mbështetje për fëmijët është një kusht i rëndësishëm për një familje të re që të mund të përballojë jetën. Do vendoset bonus për çdo fëmijë dhe për fëmijën e tretë qeveria do marrë shpenzimet e tij nga lindja deri në moshën 23 vjecare.

Për dy fëmijë do ketë bonus që do përcaktohet shpejt sa do jetë, ndërsa për fëmijën e tretë shpenzimet e plota do ti marrë përsipër shteti”, tha nder te tjera Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us